Përfundoi drama e pengmarrjes në Ukrainë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Ukrainës mbrëmë e arrestoi burrin e armatosur, i cili dje rrëmbeu një autobus me dhjetëra udhëtarë në qytetin perëndimor Luck të Ukrainës.

Të gjithë pengmarrësit janë liruar, bëri të ditur policia, transmetojnë mediat britanike.

Një burrë i armatosur rrëmbeu një autobus dhe mori peng udhëtarët, ndërsa policia fillimisht bëri të ditur se në të ka pasur 20 persona, por më vonë shërbimi për siguri bëri të ditur se sulmuesi ka mbajtur peng rreth 10 udhëtarë.

Mediat amerikane lajmëruan se pas bisedimeve me zëvendësshefin e parë të policisë kombëtare, rrëmbeu ka liruar tre pengmarrës, mes të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Prokuroria shtetërore mbrëmë bëri të ditur se ai është kërcënuar se me telekomandë do të aktivizojë mjet shpërthyes që ishte vendosur në vend tjetër, lajmëruan mediat ruse.

Sipas shefit të policisë rajonale Juri Kroshko, sulmuesi ka shtruar kërkesë të përgjithshme në profilin e tij në Tuiter dhe është ankuar për sistemin. Policia e konfirmon identitetin e rrëmbyesit, ndërsa rasti është përshkruar si “pengmarrje”, për çfarë i kanoset dënim me burg prej shtatë deri në 15 vjet.

Share This Article