Zjarrfikësit e Miamit kanë bërë të ditur se kërkimet për trupa të pajetë nën rrënojat e ndërtesës së shembur në këtë qytet javë më parë, kanë përfunduar, ndonëse ende nuk dihet për fatin e një viktime.
Të paktën 97 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e shembjes së ndërtesës në Miami në mëngjesin e 24 qershorit.
Pavarësisht se kërkimet nuk janë ndalë që nga ajo ditë, ende nuk janë identifikuar mbetjet e 54-vjeçares së zhdukur Estelle Hedaya e cila ishte banore e ndërtesës.
Familjarët e saj kanë deklaruar se përfundimi i kërkimeve i ka lënë atë të pashpresë dhe me brengën se ajo do të harrohet.
Nga kërkimet disa javore, asnjë person nuk është nxjerrë i gjallë nga rrënojat e ndërtesës, derisa në mesin e viktimave ishte edhe një vajzë 7-vjeçare.
Shembja e ndërtesës kishte ndodhur në kohën kur banorët ishin në gjumë.