Përfundon aksioni i SPAK dhe BKH në dy pallate në Tiranë, 8 persona të arrestuar dhe 3 të shpallur në kërkim, detajet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundon operacioni për Call Center në Tiranë, i cili nisi mbrëmjen e djeshme.

Deri në këto momente janë arrestuar tetë persona dhe tre të tjerë vazhdojnë të jenë në kërkim.

 Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur 3 vëllezër, Agim Prekaj, Alfred Prekaj dhe Arjan Prekaj, të cilët dyshohet se janë organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale.

Mësohet se këta persona kanë përdorur ambiente të marra me qira në dy pallate në Tiranë për të kryer këtë aktivitet.

Hetimi është kryer nga SPAK dhe nga autoritetet italiane. Mësohet se BKH ka janë ushtruar kontrolle në këto ambiente dhe janë sekuestruar pajisjet.

Share This Article