Përfundon arratia, kapet në Argjentinë kreu i Ndraghetas

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia federale në Argjentinë bën me dije se ka arrestuar një nga krerët e mafias italiane në Buenos Aires duke i dhënë në këtë mënyrë fund arratisë disavjeçare të tij.

68 vjeçari Carmine Alfonso Maiorano, i konsideruar si kreu i Ndrangheta u arrestua në qytetin e Guernicas, një provincës e Buenos Aires.

Mafiozi italian akuzohet nga autoritetet ndërkombëtare për trafik droge dhe armësh me Amerikës Latine dhe Europës.

Madje Interpol e konsideron Ndraghetan si një ndër organizatat më të fuqishme kriminale në botë.

Sipas deklaratës së policisë, mafia Ndragheta është vendosur në Argjentinë disa vite më parë dhe bashkëpunon me aleatët shqiptarë në Europë.

Share This Article