ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij 5 hours ago
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë 5 hours ago
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin 5 hours ago
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik 5 hours ago
Bitcoin ‘fshin fitimet e vitit 2025’, bie nën 90,000 dollarë, për herë të parë në shtatë muaj 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen

albnews by albnews
18 November, 2025
in Kosova
0
Përfundon dëshmia e Wesley Clark në Hagë: Këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre, njerëz që nuk pranuan shtypjen
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Wesley Clark ka përfunduar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.

Clark mbajti një fjalim në fund, dhe u shpreh se pjesëtarët e UÇK-së luftuan kundër shtypjes.

RelatedPosts

Osmani pret në takim ministrin gjerman, Wadephul

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

“Duhet të ketë një kufi sa i takon rendit. Ka rend, por personat duhet të respektojnë e të luftojnë për të drejtat e tyre. Këtë u përpoq të bënte UÇK-ja kur nuk pranuan shtypjen prej serbëve, bënë të pamundur për t’i bërë ballë shtypjes. Ata nuk janë terroristë, pavarësisht se kur takova gjeneralët serbë thanë terroristë, ata ishin njerëz që luftuan kundër një regjimi të padrejtë që meritonte të largohej. E njëjta gjë po ndodh në Ukrainë, dhe mund të vazhdoj edhe më tej, mendoj se kjo është e vështirë për jurisprudencat e gjykatave, sepse në një moment kemi jurisprudencën e Gjermanisë, edhe në Gjermani kemi qeveri demokratike, këtu kemi persona që luftuan për lirinë e tyre. Ligjet, procedurat e shoqërive moderne duhet të kuptojnë edhe nevojat e personave që luftojnë për lirinë e dinjitetin e tyre. Kështu filloi Revolucioni në Amerikë, dhe ata patriotë poashtu u konsideruan terroristë nga britanikët, siç ndodhi me amerikanët, por Amerika u kthye në shtet madhështor. Duhet të kemi parasysh të shkuarën, historinë, çka po ndodh në Ukrainë, ndoshta do të ketë procese për Ukrainën, por duhet të kuptoni rrethanat dhe kush mban përgjegjësinë penale. Ka aspekte strategjike, që kanë epërsi dhe që shkojnë përtej mundësive të një individi të vetëm. Hashim Thaçi nuk është përgjegjës për atë që ka ndodhur në Kosovë”, tha Clark, raporton Nacionale.

Clark edhe ditën e sotme foli për strukturën e UÇK-së, rolin e Thaçit e detaje të tjera.

“Unë nuk kam prova apo dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj, kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratë ku përmenden rreth 170 mijë serbë, pretendohet të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark më tutje.

Ai u pyet edhe për faktin se disa e quanin UÇK-në terroriste.

“Më kujtohet që ambasadori Gelbard e ka thirrur familjen Jashari, familje terroristësh. Për këtë u qortua nga udhëheqja amerikane, dhe deklarata e tij u tërhoq. Metoda terroriste kam dënuar unë”, tha Clark.

“Unë nuk jam i sigurt çfarë ka ndodhur dhe si janë armatosur. Ata kanë marrë mbështetje prej diku. Kjo është një akuzë vetëm pjesërisht relevante, si komandant strategjik asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të bëjmë kërkime e të na vërtetohet ky qëndrim. Thaçi ishte person ambicioz, i artikuluar, sa i takon kontrollit, nuk ka pasur. Nuk e kam parë një gjë të tillë, këtëo lemente nuk kishin atë lloj strukture të një organizate normale. Bëhej fjalë për persona që po luftonin për mbijetesën e tyre. Nuk kishte asnjë lloj letre ku shkruhej diçka. Akuzat nuk janë të qenësishme”, tha Clark.

Clark theksoi se akuzat për shitje të organeve ishin dezinformim nga rusët.

“Mendoja se ishte për shitje të organeve, 2007-2008 kishte akuza për shitje të organeve, dhe atë e konsideroja dezinformim. Nuk më kujtohet kur e kam kuptuar se për çfarë akuza bëhet fjalë, por jam i sigurt që kur e kam thënë këtë deklaratë, nuk e kisha idenë se çfarë akuza. Nuk më kujtohet të kem lexuar plotësisht. Unë mendova se dikush kishte prova konkrete për këtë akuzë. Ishte propozim qesharak që në një fushatë ajrore bombardimesh të hiqeshin organet e të shiteshin. Nuk kishte kuptim kjo gjë. Ishte dezinformim. Të njëjtat persona që më dhanë librin në vjeshtën e 1998. Rusët”, tha ai.

“Nuk kam parë asnjë dokument që Thaçi të ketë dhënë ndonjë urdhër. Asnjë provë që Thaçi të ketë qenë komandant ushtarak”, tha Clark.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

“Isha me familje, më rrethuan 15 veta të armatosur përnjëherësh”, producenti Bini Diez pranon se u kërcënua nga Don Xhoni dhe vëllai i tij

18 November, 2025
E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

E rëndë në Itali, 36-vjeçari shqiptar humb jetën tragjikisht në punë

18 November, 2025
Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

Ushtria gjermane kryen stërvitje për luftë urbane në Berlin

18 November, 2025
Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

Clark vazhdon dëshminë në Hagë: UÇK-ja nuk ka kryer spastrim etnik

18 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result