Përfundon ëndrra e Ballkanit në Europë, bie në fund ndaj Slavias së Pragës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse ka ende një ndeshje për të luajtur, Ballkani nuk do të ëndërrojë më për kalimin e mundshëm të grupit, pasi është mundur në ndeshjen e kësaj të enjteje 0-1 në Prishtinë nga Slavia e Pragës.

Kampionët e Kosovës zhvilluan një ndeshje të mirë duke krijuar edhe raste për shënim, por u treguan të pasaktë përballë portierit kundërshtar. Ndërkohë, skuadra çeke shfrytëzoi mjaft mirë mundësinë e krijuar në minutën e 75-të, duke vulosur suksesin në këtë sfidë.

Pas këtij takimi, Ballkani mbetet në vendin e fundit në grup me katër pikë. Edhe nëse fiton ndeshjen e fundit me Cluj dhe Slavia bie përballë Sivasporit, pikët e fituara në ndeshjet direkte nuk e favorizojnë ekipin e Ilir Dajës, pasi dy skuadrat e tjera janë me nga 7 pikë.

Share This Article