Përfundon në paqe përballja mes shqiptarëve në Serinë A

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja Empoli-Spezia, e vlefshme për javën e 32-të të Serisë A, ku në fushë zbritën plot 4 futbollistë të kombëtares shqiptare.

Nedim Bajrami, Kristjan Asllani (Empoli) dhe Rey Manaj (Spezia) e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa Ardian Ismajli u fut nga stoli, në takimin që përfundoi pa gola.

Me këtë barazim, Empoli mban vendin e 12 të renditjes, me 34 pikë, ndërsa Spezia renditet në vendin e 15, me një pikë më pak.

Share This Article