Partia Socialiste ka shënuar një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet e pjesshme vendore, këtë herë në Bashkinë e Beratit.
Kandidati socialist ka marrë 13,050 vota, që përbëjnë 83.35% të totalit, duke lënë pas me diferencë të thellë kandidatin e mbështetur nga Partia Demokratike, Pavlo Shkarpa, i cili ka siguruar 2,607 vota ose 16.65%.
Rezultati konfirmon dominimin e PS-së në këtë bashki, duke reflektuar një mbështetje të gjerë nga elektorati vendas.
Krahas Beratit, më 9 nëntor u votua edhe në Tepelenë, Vlorë, Cërrik dhe Mat, ku qytetarët zgjodhën kryebashkiakët e rinj. Në total, në garë ishin 13 kandidatë nga Partia Socialiste dhe opozita.
Procesi i numërimit ka përfunduar në edhe Vlorë, Cërrik dhe Tepelenë, ndërsa vijon në Mat. Deri më tani, kandidatët e PS-së kryesojnë në të gjitha bashkitë ku është zhvilluar procesi.
Një risi në këto zgjedhje ishte aplikimi për herë të parë i numërimit me Inteligjencë Artificiale në Bashkinë e Tepelenës, si pjesë e një projekti pilot për modernizimin e procesit zgjedhor.




