Përfundon numërimi në KZAZ nr.23 në Durrës, ja si kanë votuar lagjet kryesore të qytetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfundon procesi i numërimit për kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë në KZAZ nr.23, tek shkolla “Jan Kukuzeli” në Durrës.

Në përfundim të numërimit të 77 kutive, që ii përkasin lagjeve nr.1,2,3,4,5,6,7,8,9,10 rezultati flet në favor të kandidates së PS, Emiriana Sako.

Në këtë KZAZ rezultati final është Igli Cara  8983 vota dhe Emiriana Sako 10416 vota. Diferenca mes dy kandidatëve është 1423 vota, në favor të Sakos.

Ndërkohë fletë votimi të pavlefshme janë 587.

Ndërsa përsa i përket numërimit të votave në të gjithë bashkiinë, janë numëruar 263 kuti nga 342 QV në total.

Pa numëruar kanë mbetur vetëm 79 kuti

Rezultati I deritanishëm është:

PS 37203 vota

PD 29 558 vota

Diferenca është 7645 vota deri më tani

Share This Article