Përfundon seanca e Belerit, flet avokati: Po mbahet në burg politikisht. Gjyqi do të zgjasë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar seanca për çështjen e Fredi Belerit, dosja e të cilit kalon për gjykim.

Avokati i Fredi Belerit në një komunikim për mediat u shpreh se vetë kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, ka deklaruar se ai po mbahet në burg politikisht.

“Po mbahet në burg politikisht. I deklaroi në sallë të gjyqit”, tha avokati.

Ai gjithashtu shtoi se gjyqi do të zgjasë dhe se për këtë arsye nuk ka përse sipas tij Beleri të mbahet në burg. Më tej shtoi se nuk kishte asnjë pritshmëri që ditën e sotme në këtë seancë të kishte të tjera rezultate.

Share This Article