Përgatitjet e fundit për Maratonën e Tiranës: Mbi 3 mijë pjesëmarrës nga 43 shtete të botës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tirana është gati për të mirëpritur rreth 3000 vrapues nga 43 vende të ndryshme të botës, të cilët do të marrin pjesë në edicionin e 7-të Maratonës në 22 Tetor. Ashtu si çdo vit, do të jetë një festë sportive, jo vetëm për garuesit, por edhe për qytetarët e Tiranës. Në këtë matatonë do të ketë edhe vrapues nga Danimarka, Estonia, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Indonezia, Irlanda dhe Izraeli, të cilët do të vijnë pavarësisht situatës shumë kritike atje.

Vendi i parë do të marrë 5 mijë euro, vendi i dytë 3 mijë euro dhe vendi i tretë 2 mijë euro, njësoj si për femra, edhe për meshkuj. Deri tani janë regjistruar 2 mijë të rinj, nga shumica e shkollave të Tiranës.

Bëhet me dije se do ketë devijim të disa linjave të urbaneve në Tiranë, në ditët në vijim do bëhet me dije për cilat linja bëhet fjalë dhe sa do zgjasë bllokimi dhe devijimi.

Share This Article