Përgatitjet për sezonin, pastrohet plazhi në Shëngjin dhe Ranën e Hedhun

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me sezonin turistik në prag, përgatitjet në Shëngjin janë drejt fundit. Plazhi por edhe zonat përreth bregdetit po pastrohen nga mbeturinat.

Brahim Demi, Administrator i Shëngjinit thotë se rëndësi po i kushtohet edhe ndërhyrjeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në mënyrë që gjatë verës mos të ketë probleme me furnizimin.

Përveç pushtetit vendor përgatitje janë duke kryer edhe sipërmarrësit që operojnë në sektorin e turizmit. Për t`ja dalë me menaxhimin e mbetjeve është vendosur që bizneset në Shëngjin këtë verë të nisin diferencimin në burim të mbetjeve. Plazhet e qarkut Lezhë janë ndër më të frekuentuarat  gjatë verës nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj.

Share This Article