ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën 19 minutes ago
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital 35 minutes ago
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi 37 minutes ago
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev 1 hour ago
Shpërthen cisterna në Meksikë, humbin jetën 13 persona 1 hour ago
Next
Prev
Home Show - Biz Technologji

“Përgëzoj politikanët serbë që thonë të tilla gënjeshtra”, Vuçiç: Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës!

albnews by albnews
2 November, 2023
in Technologji
0
“Përgëzoj politikanët serbë që thonë të tilla gënjeshtra”, Vuçiç: Unë nuk do ta nënshkruaj kurrë njohjen e Kosovës!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.

“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiçi në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.

RelatedPosts

Hapet Ekspozita Botërore e Industrisë Inteligjente 2025

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

SHBA/ Pas vetëvra*jes së 16-vjeçarit, OpenAI shton mjete kontrolli prindëror tek ChatGPT

Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t’i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.

Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.
Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.

Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiç, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.
Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.

“Kjo do t’i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane”, tha ajo.

Në atë kohë, Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t’i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu.

Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t’u bërë anëtarë të BE-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

Real Madrid denoncon në FIFA arbitrat spanjollë, ja statistika që tregon anomalinë dhe krahasimi me Barçën

14 September, 2025
Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

Ambasadori ukrainas në Shqipëri pëson infarkt, transportohet në spital

14 September, 2025
Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

Nga Marilyn Monroe te Joan Crawford, rilindja e bizhuterive të kostumeve dhe ndikimi i tyre nga Hollivudi

14 September, 2025
“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

“Zagreb 2025”/ Chermen Valiev kalon mes 16 më të mirëve, rivali i radhës do të jetë belgu Veliev

14 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result