Përgjaken rrugët e Shqipërisë, viktima dhe të plagosur në disa aksidente

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rrugët e Shqipërisë janë përgjakur mëngjesin e kësaj të enjteje. Policia njoftoi fillimisht, se një aksident i rëndë ndodhi në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Në një taksi udhëtonin 5 persona, shoferi dhe 4 pasagjerë, mes të cilëve edhe 2 fëmijë. Si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, humbi jetën 56-vjeçarja Prena Gjetani.

Të plagosur mbetën shoferi 40-vjeçar, pasagjerja 30-vjeçare dhe 2 fëmijë. Të gjithë ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

“Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja P.Gj. 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë,  shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor”, thuhej në njoftimin e policisë.

Më pas, do të njoftohej një tjetër aksident i rëndë. Një makinë tip “Benz” që drejtohej nga një 25-vjeçar doli nga rruga dhe ra në një greminë, rreth 100 metra poshtë rrugës. Për pasojë do të ndërronte jetë shoferi.

Ndërkohë, pasagjeri që udhëtonte me të, një 19-vjeçar, do të mbetej në gjendje të rëndë dhe është dërguar në spitalin e Tiranës për ndihmë më të specializuar. Aksidenti tragjik ndodhi në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Kolsh.

“Nga shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit  A. Rr. ndërsa shtetasi  Xh. L., është dërguar në spitalin e Tiranës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njoftoi policia për këtë rast.

Në fshatin Boçovë nje 43 vjeçar duke punuar me zetor, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal duke e zënë zetori poshtë. Si pasojë ka ndërruar jetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.

Share This Article