Përgjaket Elbasani, vritet Pjerin Xhuvani

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një krim i rëndë ka ndodhur në Elbasan para pak çastesh. Një person është vrarë me armë zjarri. Mësohet se bëhet fjalë për Pjerin Xhuvanin.

Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve dhëndri i tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maji të qytetit.

56-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë me një mjet kur është qëlluar në një atentat të përgatitur mirë.

Dyshohet se autor i vrasjes është një ish-efektiv i forcave RENEA, shkruan BW.

Emri i Pjerin Xhuvanit doli në përplasjen e ndodhur ne Elbasan gjatë vizitës së kryeministrit Rama teksa mbështetës të PS-së e PD-së u përfshinë në një konflikt.

Ndërsa PD-ja e akuzoi Xhuvanin si një nga organizatorët e sulmit ndaj mbështetëve të PD-së në përplasjen që ndodhi në Elbasan Ditën e  Verës. Xhuvani ka qenë kandidat i LSI-së në zgjedhjet e vitit 2013.

Xhuvani është  mjek psikiatër me profesion. Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme si ish-Drejtor i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit e ish-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Menjëherë drejt Elbasanit janë nisur forcat RENEA, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe ai i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

https://hashtag.al/wp-content/uploads/2021/04/Report-TV-Ekzekutimi-i-Pjerin-Xhuvanit-video-ku-trupi-%C3%ABsht%C3%AB-i-shtrir%C3%AB-n%C3%AB-tok%C3%AB.mp4?_=1

Share This Article