Përgjimet e antimafias, Meta kërkon hetim të gjithçkaje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përgjimet e antimafias italiane për dosjen “Ndragheta” të publikuara nga Ora News sollën reagime të ashpra në politikën shqiptare.

Presidenti Ilir Meta nga Durrësi tha se pastrimi i parave është kthyer në një shqetësim në mbarë vendin ndaj kërkoi hetim të thelluar.

Problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqet edhe nga institucionet tona”, tha Meta.

Nga ana e saj PD e quaji qeverinë më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Ish deputetja demokrate Grida Duma tha se Veliaj e Rama marrin 20% e milionave ndërsa qytetarët mezi ia dalin të shtyjnë muajin.



Share This Article