ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin 11 hours ago
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet 11 hours ago
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës 11 hours ago
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve 11 hours ago
David Beckham do të marrë titullin kalorës në Kështjellën Windsor 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën ‘palloshi i gjatë’

albnews by albnews
4 November, 2025
in Albania
0
Përgjimet/ Si e mësoi SPAK që Balluku e thërriste Ramën ‘palloshi i gjatë’
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ditët e fundit që kur doli lajmi se Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK, shumë eksponentë të opozitës, duke përfshirë Sali Berishën po i kujtojnë me ironi faktin që me vartësit e vet, ajo e etiketonte shefin si ‘palloshi i gjatë’.

Kjo nuk është në fakt thjeshtë një nga nofkat që lideri historik i PD-së, në stilin e tij proverbial, u ngjit kundërshtarëve politikë. Lapsi.al ka zbuluar se ky është një togfjalësh që gjendet në dosjen e zv/kryeministres.

RelatedPosts

Ekzekutimi i Elvis dhe Fatmira Dedës, vajza dëshmon në gjyq: Mami im u vra për 20 mijë euro

REAGIMI/ Rama: Pres me të njëjtin parim që Kushtetuesja kur të gjykojë paraburgimin e tij, ta kthejë Erion Veliajn në zyrë

Komisioni Evropian: Shqipëria rrezikohet nga pastrimi i parave me anë të kriptomonedhave

Ashtu sikurse dihet tashmë Balluku ka rënë në çark falë mesazheve që u gjetën në celularin e sekuestruar të ish vartësit të saj Ervis Berberi, ish drejtor i rrugëve i burgosur për abuzime në tendera.

Ndërmjet të tjerave, në mesazhet që Berberi ruante, madje për ti pasur të sigurta, i kalonte edhe me screenshot tek celulari i gruas, gjendet edhe një që Belinda i ka shkruar atij.

Ajo i bën me dije se në një orë të caktuar do hynte tek zyra e Ramës, dhe pas 5 minutash që ajo do gjendej aty, ai duhet ti dërgonte një njoftim në telefon, në mënyrë që të dy të shtireshin sikur po e merrnin vesh aty për një çështje që ata kishin vendosur ti paraqisnin kryeministrit si surprize, duke dashur t’ia hedhin atij.

Në këtë kontekst Balluku i shkruan Berberi: ‘Në filan orë do hyj tek Palloshi i gjatë…’.

Ndonëse për shkak se nuk ka shkuar ende në gjykatë, nga dosja Balluku ka rrjedhur shumë pak. Publiku nuk është njohur ende me imtësi të saj, siç ka ndodhur me dosje të ngjashme. Prandaj, për këtë arsye, nuk dihet me saktësi se për çfarë teme po komunikonin të dy bashkëbiseduesit as dhe se pse kjo i ka interesuar hetuesve. Por një gjë është e sigurtë.

Ndoshta për ti çuar sinjal Ramës se nuk duhet të vazhdojë me mbrojtjen e zëvendëses së tij prokurorët e kanë lënë qëllimisht këtë informacione të rrëshqasë.  Vështirë të kuptohet se ç’efekt ka pasur ky ‘zbulim’ dhe se cila pjesë Ramën e ka prekur më shumë, etiketimi që i bënte Belinda me vartësit apo bashkëpunimi mes tyre në përpjekje për t’ia hedhur atij.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

Fuqitë shëruese të natyrës – Si bimët medicinale ndihmojnë shëndetin

4 November, 2025
Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

Reali, Xabi Alonso rikthehet në Anfield: E kam dashur Liverpoolin për 5 vjet

4 November, 2025
Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

Osmani: Njësia Speciale e FSK-së, krenaria e Kosovës. Ruajnë amanetin e lirisë së Kosovës

4 November, 2025
Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

Aktivistët mund të dënohen me gjashtë muaj burg për protesta jashtë shtëpive të deputetëve

4 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result