Përgjimet, Trump: Nuk punoj me përfaqësuesin diplomatik të Britanisë së Madhe

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Downing Street ka përsëritur se ambasadori britanik në SHBA ka mbështetjen e plotë të Theresa May pavarësisht Donald Trump që thotë se nuk do të punojë më me të.

Presidenti i SHBA reagoi pasi emaile të publikuara në shtyp zbuluan se sir Kim Darroch,  e kishte quajtur administratën e tij të paaftë.

Në një seri postimesh në twitter, Trump kritikoi edhe mënyrën se si May e kish menaxhuar Brexitin duke thënë se ajo kishte krijuar një ngatërresë të madhe.

Numri 10, e quajti rrjedhjen e informacionit një incident të pafat dhe tha se Britania e Madhe dhe SHBA vazhdonin të kishin një marrëdhënie speciale dhe afatgjatë.

Duke folur të hënën pas komenteve të para të Trump mbi emailet e rrjedhura në shtyp, Downing Street tha se kryeministri nuk ishte dakord me vlerësimet e sir Kim, por kishte besim të plotë tek ai.

Emaile konfidenciale të ambasadorit britanik, u publikuan nga Mail on Sunday dhe ato mbanin një seri kritikash për Trump dhe administratën e tij, madje e cilësonin shtëpinë e bardhë, të ngathët dhe të paaftë.

Sir Kim, që u bë ambasador në shba në janar 2016, rreth një vit para se trump të merrte detyrën, vinte në pikëpyetje nëse shtëpia e bardhë do të dukej ndonjëherë kompetente por edhe paralajmëronte se presidenti amerikan, nuk duhej nënvlerësuar.

Emailet e 2017, nënvizonin se zërat për përplasje dhe kaos në shtëpinë e bardhë ishin të vërtetë dhe se politika për çështje të ndjeshme politike si irani ishte jo koherente dhe e paqartë.

Top Channel

Share This Article