ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR 3 hours ago
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit 5 hours ago
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar 5 hours ago
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin 5 hours ago
Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet

albnews by albnews
5 December, 2025
in Bota
0
Përgjysmohen kërkesat për azil në Gjermani, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kërkesat për azil në Gjermani bien me 51% falë masave të qeverisë Merz. Ndërkohë, ligji i shtetësisë do të ashpërsohet për mashtruesit, shkruan Auron Dodi.

Shifrat flasin qartë. Numri i aplikimeve fillestare për azil në Gjermani është ulur me më shumë se gjysmën që nga fillimi i vitit 2025. Këtë vit janë paraqitur 106.298 kërkesa fillestare për azil, krahasuar me 216.861 në vitin 2024.

RelatedPosts

Putin sfidon Trump, premton furnizime të pandërprera me naftë për Indinë

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Franca në alarm! 5 dronë fluturojnë mbi bazën bërthamore, kundërpërgjigjet mbrojtja

Rënien me 51 përqind të aplikimeve për azil e konfirmoi Zyra Federale për Migrimin dhe Refugjatët (BAMF). Edhe komentatorë të gazetave konservatore gjermane, si Frankfurter Allgemeine Zeitung shkruajnë se “kthesa në politikën e azilit u krye”.  Sistemi gjerman i migrimit në këtë mënyrë lehtësohet dhe ky është një konfirmim i efektivitetit të masave të marra nga qeveria e re.

Ndërveprim i disa masave

Suksesi i deritashëm e ka burimin në ndërveprimin e disa masave. Që kur erdhi në pushtet shtatë muaj më parë, qeveria Merz dërgoi sinjale në disa fusha njëkohësisht: me kontrollet kufitare, me sprapësimet në kufi dhe me ruajtjen e një toni të ashpër ndaj migrimit ilegal në diskursin publik.

Koalicioni aktual qeveritar zbatoi masa më të rrepta për mbrojtjen e kufirit. Ministri i Brendshëm Alexander Dobrindt dërgoi në kufi forca të shumta shtesë të policisë federale dhe këmbënguli që ato të qendrojnë atje, megjithë kritikat. Dhe shumica e azilkërkuesve ilegalë vijnë pikërisht nga kufiri tokësor, me shtete të sigurta fqinjë me Gjermaninë. Veçanërisht fakti që ata përpiqeshin të hynin në Gjermani duke ardhur nga shtete të sigurta, pra që të aplikonin kështu edhe ilegalisht për azil në Gjermani, e bëri të lehtë sprapësimin e tyre nga policia.

100.000 kërkesa për azil: për Gjermaninë pak, për të tjerët shumë

Në Gjermani sot, 100.000 kërkesa për azil duken një shifër e ulët aplikimesh. Natyrisht deri në vitin 2012, shifrat e aplikimeve për azil kanë qenë shumë më të ulëta se sot. Por që atëherë lëvizjet migratore kudo në botë janë intensifikuar.

E qartë është se të njëjtat shifra që Gjermania i konsideron të ulëta, janë alarmuese për shtete të tjera evropiane, si. p.sh. për Britaninë e Madhe. Kaq sa erdhën këtë vit në Gjermani, po mbi 100.000 azilkërkues, shkuan vjet në Britaninë e Madhe, për herë të parë një shifër e tillë e lartë në historinë e vendit. Në vitin 2025 atje kanë mbërritur madje 110.000 vetë. Kjo e ka detyruar edhe qeverinë aktuale britanike, një qeveri laburiste nën presionin e rritjes së partisë Reformiste UK të Nigel Farage, të angazhohet për një ashpërsim të ndjeshëm të sistemit të azilit.

Hapa në rrugën e kufizimit të migrimit

Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbrojtje për azilkërkues që rrezikohen, por vitet e fundit ka pasur një shifër të lartë shpërdorimi. Vërtet që Gjermania ka nevojë për të huaj si fuqi punëtore, por kryesisht për fuqi punëtore të kualifikuar, jo për migrim ilegal.

Kryesisht forcat konservatore tani dëshirojnë që koalicioni të vazhdojë të shkojë më tej: të reflektojë për ata që ndodhen ligjërisht në Gjermani dhe duan shtetësinë gjermane. Politikanë konservatorë thonë se që dikush e merr shtetësine gjermane, vetëm se ka plotësuar vitet e qëndrimit të ligjshëm në Gjermani, pa një lidhje të vërtetë me Gjermaninë, nuk ndihmon në forcimin e vendit. Kjo është një fushë delikate, e preferuar edhe nga partia ultra e djathtë AfD, ku avancimi mund të mos jetë i lehtë.

Dhënia e shtetësisë gjermane pritet të vështirësohet

Derisa të arrihet një lidhje “e vërtetë” e dëshirueshme e shtetasve të rinj me Gjermaninë, partitë konservatore, CDU/CSU dhe socialdemokratët e SPD duan të ashpërsojnë më tej ligjin e shtetësisë. Për këtë informoi fillimisht Bild-Zeitung, pastaj edhe burime të tjera.

Ashpërsimi konsiston në një sanksionim të fortë që po përgatitet: në të ardhmen, të gjithë ata që falsifikojnë çertifikatën e provimit të gjermanishtes dhe kapen, nuk do të kenë të drejtë të aplikojnë sërish për shtetësinë gjermane pa kaluar 10 vjet.

Edhe po ta riparaqesin me ankimim aplikimin gjatë periudhës së bllokadës dhjetëvjeçare, kjo nuk do të sjellë dobi. Pasi ata do të jenë shënuar në një regjistër të posaçëm, që shpejton refuzimin e kërkesës, refuzim të mbështetur në ligjin e ndryshuar.

Më tej: personi do të futet në një bllokadë dhjetëvjeçare deri sa të lejohet të riaplikojë, edhe po ta ketë marrë (joligjërisht) shtetësinë. Pra kur mashtrimi i tij zbulohet pasi ai person e ka marrë tashmë shtetësinë gjermane.

Për këtë ndryshim të ligjit, të kërkuar në Komisionin  e Brendshëm të Bundestagut nga partitë në pushtet, Bundestagu planifikohet të votojë këtë vit.

Dihet se natyralizimi i përshpejtuar pas tre vjetësh për persona të mirëintegruar, i miratuar nga qeveria e kaluar, u anulua që në tetor. Këtë të premte (05.12.) ishte sipas planit hedhja në votë edhe e heqjes së detyrimit për shtetin, që të të paguajë një avokat, në rast se të paraburgos para dëbimit.  Kjo ide e detyrimit të shtetit për të paguar avokatin ishte një vendim i qeverisë së kaluar.

Sfondi më i gjerë i ashpërsimit të ligjit të shtetësisë

Ligji forcohet si përgjigje ndaj mashtrimeve të vazhdueshme me çertifikatat e gjuhës gjermane.

Dihet se të gjithë ata që duan të marrin shtetësinë gjermane, duhet të jenë në gjendje të komunikojnë në jetën e përditshme gjermanisht. Kjo konfirmohet kur ke çertifikatën e gjuhës të nivelit B1.

Por së fundi, javën e kaluar, u identifikuan në jug të Gjermanisë, pesëmbëdhjetë të pandehur kryesorë, që organizonin falsifikimin e  çertifikatave të gjermanishtes në këmbim të parave. Në landet federale të Baden-Württembergut dhe Hessenit, pati për për këtë kontrolle me forca masive policore.

Thuajse në të njëjtën kohë vitin e kaluar, për të njëjtën vepër penale u nxorr para Gjykatës së Landit në Bonn një grup falsifikuesish. Ata kishin fituar miliona nga falsifikimi i çertifikatave gjuhësore, të cilat i shisnin me çmime deri 3000 euro. Ashpërsimi i ligjit të shtetësisë në këtë drejtim synon të ketë efekt parandalues./ DW 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

DIASPORA HASJANE NGJALL “URËN E BASHKIMIT” NË LONDËR

5 December, 2025
Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

Protestat masive/ Pse po ngrihen bullgarët kundër korrupsionit

5 December, 2025
Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

Azilkërkuesit shqiptarë në Britani mund të paguhen mbi 3 mijë paund për tu larguar

5 December, 2025
Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

Babai i të miturit që u vra nga bashkëmoshatari në Durrës: Nuk kishte lidhje me sherrin

5 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result