Përkeqësimi i motit në vend, Rama: 1500 punonjës të OSSH janë angazhuar për furnizimin me energji! Qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përkeqësimin e motit dhe reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin.

Rama ka bërë me dije masat që merren nga autoritetet për të përballuar çdo vështirësi, ndërsa u ka barë apel qytetarëve të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës.

“Mbi 1500 punonjës të OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike. ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje”, njofton kryeministri.

Reagimi i plotë

Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit❄️🌨️

👷Mbi 1500 punonjës të #OSSH, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike⚡️

Ndërkohë, #ARRSH ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje🚜

🙏Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika🚨.

Share This Article