Përkeqësohet mardhënie e Shaqirit me Petkoviçin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Situata e Xherdan Shaqirit te kombëtarja e Zvicrës sa vjen e përkeqësohet.

E gjithë situata ka të bëjë me marrëdhënien personale mes Shaqirit dhe trajnerit Vladimir Petkovic, që tashmë ka një krisje të madhe dhe është e vështirë të ndryshohet. “Blick” raporton se Shaqiri nuk i përgjigjet as telefonatave të ardhura nga ana e Federatës Zvicerane të Futbollit. Sipas “Blick” Petkovic e ka thyer rezistencën dhe ka vizituar Shaqirin pas ndeshjeve që u luajtën kundër Irlandës dhe Gjibraltarit. Mirëpo aty nuk pati asnjë marrëveshje dhe vazhdon që të marrëdhënia mes Petkovic dhe yllit të Liverpulit edhe më të tej të përkeqësohet. Federata Zvicerane e Futbollit ka kontaktuar agjencisë konsultuese të Jurgen Klopit. Megjithatë Jurgen Klopp ka thënë se nuk do të ndërhyjë në këtë çështje, pasi është tërësisht private mes lojtarit dhe trajnerit të Zvicrës, thuhet në shkrimin e “Blick”.

Share This Article