“Përkrahja nga ajri”, i burgosuri italian hap zjarr mbi të burgosurit tjerë me armën që i arriti më dron

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i burgosur i lidhur me mafian ka shtënë mbi kolegët e tij të burgosur, dhe atë me armën që e kishte kontrabanduar.

Një i burgosur italian shtiu me armë mbi të burgosurit tjerë me armën që e kishte kontrabanduar me dron.

28-vjeçari që ishte i lidhur me mafian e Napolit, ka shkrepur tre plumba mbi të burgosurit me të cilët më herët ishte grindur.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë sulm, ka bërë të ditur drejtori i burgut Donato Kapeche.

Burri kishte marrë leje të largohet nga qelia dhe të shkoj në tualet për të bërë dush. Me t’u kthyer në dyert e qelisë, kishte nxjerrë revolen të cilën ia drejtoi gardianit, duke e urdhëruar t’ia jep çelësat e qelive tjera.

E pasi që nuk kishte arritur të hap qelitë e kundërshtarëve të tij, filloi të shtie mbi ta. Ai më pas me telefon mobil (që nuk lejohen në burgje) i telefonoi avokatit të tij, që e këshilloi të dorëzojë armën te gardianët e  burgut 100 kilometra në juglindje të Romës.

“Besojmë se arma i është dërguar me dron”, ka shtuar drejtori i burgut.

Italia ka burgjet më të populluara në tërë Bashkimin Evropian, me 120 burgosur në vendet e dedikuara për 100 persona. Këto shifra në Francë fillojnë me rreth 115 e në Spanjë me 70. 

Share This Article