Përkrahje në luftimin e COVID-19, simboli i zemrës në qiellin e Kosovës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me kërkesë të pilotit dhe me miratim të kontrollorit të trafikut ajror, aeroplani i kompanisë Chair në linjën Cyrih-Prishtinë bëri simbolin e zemrës në qiellin e Kosovës si shenjë përkrahjeje për Kosovën në këto momente të vështira, si rrjedhojë e virusit Covid-19.

Me këtë rast, ASHNA, uron që së shpejti në njërin nga këta aeroplanë që po vijnë në Kosovë, të vijë edhe vaksina e ilaçet për të mposhtur koronavirusi.

Ndryshe, ASHNA dhe personeli i saj, Kontrollorët e Trafikut Ajror, Inxhinierët e pajisjeve aeronautike, Meteorologët aeronautikë dhe Zyrtarët e Informacionit Aeronautik vazhdojnë të ofrojnë shërbimet e tyre për të mbajtur hapur të vetmen portë të Kosovës me botën.

Share This Article