Përkthyesi afgan: Po jetojmë ferr

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa mijëra përkthyes afganë dhe stafi tjetër që punoi për forcat britanike kanë të drejtë të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar, por shumë prej tyre janë të bllokuar në aeroportin e Kabulit ndërsa përpiqen të largohen nga talibanët.

Ai tha se kishte pritur gati 12 orë te porta për përkthyesit britanikë.Një burrë, i cili nuk mund të përmendet për arsye sigurie,  punoi me forcat britanike si përkthyes, i tha BBC-së se  ishte bllokuar në turmat jashtë aeroportit.

“Jam këtu me fëmijët e mi, me gruan time, por nuk ka asnjë mënyrë që ne të hyjmë dhe të pyesim dikë se çfarë do ndodh me ne, me rastin tim. Ka qindra përkthyes të tjerë dhe jeta e tyre është në rrezik dhe e ardhmja e tyre është shumë e pasigurt. Mendoj se jemi në ferr. Arsyeja pse po vuajmë të gjitha këto, është sepse kemi punuar për ushtrinë britanike, sepse keni punuar për të huajt.”

Share This Article