Trupi i një përkthyeseje ukrainase është gjetur në pranga dhe me qese plastike në kokë, në shtëpinë e saj në Bodrum, Turqi, teksa raportimet vendase flasin për vetëvrasje.
Por miqtë e saj thonë se vajza “entuzuaste” dhe “aktive” nuk ka vrarë veten por policia është duke mbuluar ngjarjen për llogari të “dikujt me rëndësi”.
Miqtë e Kristinës thonë gjithashtu se ajo ishte majft “e fshehtë” për jetën e saj private.
“Ne nuk besojmë se ajo ka vrarë veten,” tha një mik i saj për rrjetin ukrainas Obozrevatel në Kiev.
Raportimet në Turqi thonë se ajo ishte bërë depresive prej mungesës së angazhimeve të punës nga pandemia, por shkaku i vërtetë i vdekjes ende nuk është zbuluar.
Zbulimi u bë pasi familjarët dhe fqinjët e saj njoftuan policinë kur vajza nuk përgjigjej më në telefon. Trupi i saj ishte gjetur i ulur në një kolltuk në mes të dhomës.
Vajza tragjike ishte e prangosur në duar, dhe me një qese plastike në kokë.
Trupi i saj u dërgua në institutin e mjekësisë ligjore për autopsinë pas zbulimit në fundjavë.
Autoritetet thanë se dritaret e shtëpisë ishin të mbyllura dhe nuk kishte shenja përleshjeje Në një video të publikuar tregohej brendasia e shtëpisë së saj dhe rojet e sigurisë në kompleksin ku banonte.
Kristina ishte diplomuar në universitetin e linguistikës në Kiev. Ajo fliste rrjedhshëm turqisht dhe ishte përkthyese profesioniste.
Një mik i saj prej kohës studentore tha: “Ishte shumë e dashur, e sinqertë, një person që nuk hynte kurrë në konflikt dhe gjithmonë ndihmonte të tjerët”.
“Ajo ishte shumë e fshehtë për jetën e saj private. Të gjithë ata që e njihnin Kristinën janë të shokuar”.
Një tjetër shoqe e saj tha: “Ajo vërtet nuk postonte shumë për jetën privatë në rrjetet sociale, por ishte gjithmonë e hapur, plot jetë e lumturi”.
Miqtë e saj refuzonin raportimet “e dyshimta” se ajo kishte rënë në depresion, por flisnin për një lidhje me një person VIP në Turqi, pa dhënë detaje.
“Kristina kishte familjen dhe nënën e saj në Kiev. nëse do të kishte probleme ajo kthehej në shtëpi.”
Mikesha e saj shtoi: “Unë nuk i besoj këto versione. Besoj se ata po mbulojnë faktet për llogari të dikujt të rëndësishëm”.