Përkujtohet në 122-vjetorin e lindjes dramaturgu Skënder Luarasi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si sot më 19 janar 1900 u lind arsimtari, publicisti, gazetari, përkthyesi dhe dramaturgu Skënder Luarasi.

Aktivitetin letrar Luarasi e ka nisur që në moshën 17-vjeçare. Ka qenë redaktor e përgjegjës në revistat “Studenti” në ShBA në 1920-tën, “Djalëria” në Austri në vitet 1927-1928 dhe kryeredaktor i revistës “Vullnetari i Lirisë” në Spanjë në vitin 1937.

Në vitet ’39-’44 vuajti në kampet e përqendrimit në Francë. Në mars të vitit 1945 kthehet në atdhe ku punon si mësues i Kryqit të Kuq Amerikan në Elbasan. Qe deputet në vitet ’46-’50 e më pas nis punë në ndërmarrjen e botimeve të Institutit të Shkencave.

Luarasi ka marrë dy vlerësime të dhëna nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë “Për veprimtari partiotike të Klasit të I-rë” në vitin 1992 dhe Urdhrin “Nder i Kombit” në vitin 1996./ATSH/

Share This Article