Përkujtohet në 34-vjetorin e vdekjes, poeti i madh Lasgush Poradeci

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Si sot më 12 nëntor 1987, u nda nga jeta poeti i madh Lasgush Poradeci.Poeti, shkrimtari, përkthyesi shqiptar Llazar Sotir Gusho i njohur me emrin Lasgush Poradeci u lind më 27 dhjetor 1899 në Pogradec.

Studimet e shkollës së mesme ai i kreu në Manastir e Athinë, dhe më pas studioi në Bukuresht në vitin 1921, e në Grac të Austrisë në vitin 1924.Familja e tij ka luajtur një rol të veçantë në çeljen e Shkollës së Parë Shqipe në Pogradec, në vitin 1887, ku vetë Lasgushi ishte një ndër patriotët më në zë të lëvizjet patriotike të kolonisë shqiptare të Bukureshtit.

Në vitin 1933, u botua vëllimi i tij i parë “Vallja e yjeve”, dhe më 1937, u botua vëllimi i dytë “Ylli i zemrës”.Ndër të tjera shkroi, poemat “Eskursioni teologjik i Sokratit”, “Mbi ta”, “Kamadeva”, baladat për Muharrem e Reshit Çollakun. Gjithashtu, përktheu disa nga kryeveprat e letërsisë botërore si “Eugjen Onjegin” të Pushkinit, lirikat e Lermontovit, të Bllokut, Poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miçkieviçit, lirikat e Gëtes dhe Hajnes, poezi të Lanaut, Brehtit; Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj.

Lasgushi është autor i më se shumë se  100 poezive, një pjesë prej të cilave edhe poezi dashurie. Ishte adhurues  i fjalëve arkaike, shprehjeve filozofike  popullore po aq sa i fjalëve të reja dhe eksperimenteve leksikore për një amë të re.

Kuteli që i redaktoi “Yllin e zemrës” e quajti “Poeti i vetëm shqiptar që mendoi, foli dhe shkruajti vetëm në gjuhën shqipe.Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikoi sot poezinë e tij “Lundra dhe flamuri”.1 nga 3  

Share This Article