• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Uncategorized
Përkujtohet shkrimtari dhe përkthyesi Vedat Kokona

Përkujtohet shkrimtari dhe përkthyesi Vedat Kokona

by albnews
13 August, 2022
in Uncategorized
0
9
VIEWS

109 vjet më parë, më 8 gusht 1913, lindi Vedat Kokona, shkrimtar, përkthyes dhe leksikolog shqiptar, i shekullit XX, i njohur edhe për fjalorët e tij dygjuhësh anglisht-shqip dhe frëngjisht-shqip dhe për kontributin e tij në leksikologjinë dhe leksikografinë shqiptare.

Lindi në Izmir, nga një familje qytetare gjirokastrite. I ati, Elmazi, ishte avokat. Më 1920 u kthye në Tiranë, ku kreu shkollën fillore dhe më pas vijoi mësimet në Liceun e Korçës.

Gjatë studimeve në këtë shkollë, më 1935, Kokona fitoi çmim në një konkurs letrar: një aparat fotografik Kodak, që e ëndërronte, dhe një botim i bukur poezish të Lamartenit. Po atë vit nisi studimet e larta në Paris, Francë për drejtësi, ku ndenji deri në fillim të vitit 1939.

Me t’u kthyer në Shqipërinë e pushtuar, punoi si mësues i gjuhës frënge në po atë shkollë të mesme të Korçës, ku kishte qenë nxënës. Më 1941 u transferua në Gjimnazin e Shtetit në Tiranë, ku dha mësim për një vit.

Për shkak të trysnisë politike dha dorëheqjen më 1942 dhe i hyri profesionit të tij të fillimit, avokatisë. Në shkurt të vitit 1944, së bashku me Mitrush Kutelin, Nexhat Hakiun dhe Sterjo Spassen, themeloi dhe kryesoi redaksinë e së përdyjavshmes “Revista letrare”, jetëshkurtër, por me ndikim në jetën kulturore, e cila më pas do të damkosej si fashiste.

Në vitet e para të pasluftës, i padëshirueshëm si avokat, ai iu kthye punës si mësues i frëngjishtes në një shkollë të mesme në Tiranë, kurse nga vitit 1949 deri më 1965 punoi si përkthyes në Shtëpinë Botuese Shtetërore “Naim Frashëri”.

Nga 1965 e derisa doli në pension dha frëngjishten në Universitetin e Tiranës. Si fryt i çmimit që fitoi në vitin e fundit të liceut, udhëtoi në Itali, Gjermani, Suedi dhe Danimarkë.

Pas këtyre udhëtimeve do të shkruante dhe botonte ditarin me shënime udhëtimi “Nga Tirana në Stokholm”, Tiranë 1935, një nga librat e parë të këtij lloji të botuar në gjuhën shqipe. Gjatë luftës botoi dy vëllime me poezi, “Dritë dhe hije”, Tiranë, 1939, dhe atë me satira, “Shtatë prilli, Mussoliniada”, Tiranë 1943.

Si prozator, Kokona përmendet kryesisht për vëllimin “Yje të këputur”, Tiranë, 1940, përmbledhje e shtatë tregimeve me frymë moderniste, që e paraqitnin si një ndër prozatorët më të talentuar e më origjinalë të viteve të luftës, sipas Elsit. Ndër veprat e mëvonshme të Kokonës janë romani me dy pjesë “Me valët e jetës”, Tiranë 1961, 1965, dhe drama “Hijet e natës”, Tiranë 1966.

Përkthimin e parë e bëri që në vitet ’30 kur botoi në të përkohshmen “Illyria” me kryeredaktor Ernest Koliqin, poezinë “Njerëz të varfër” të Hygoit.Vedat Kokona përktheu shumë klasikë të letërsisë së përbotshme, si Pier Kornejin, Zhan Rasinin, Shekspirin dhe Tolstoin, Gorkin, Xhon Gollsuorthin, Dikensin, Aleksandër Bekun, Rabindranat Tagoran dhe Ernest Heminguejin, etj., si dhe hartoi fjalorët mjaft të kërkuar frëngjisht-shqip dhe shqip-frëngjisht.

Kokona ka sjellë në shqip rreth 15 mijë vargje nga poezia botërore. Ai ishte një nga përkthyesit kryesorë nga frëngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja. Vedat Kokona mban titullin doktor “Honoris Causa” i Universitetit të Tiranës, dhe është nderuar me titujt e dhënë nga Republika Franceze “Kalorës i Urdhrit të Arteve dhe të Letërsisë” më 1995 dhe “Oficeri i Urdhrit të Palmave” më 1996.

Previous Post

Histori spiunazhi apo gjueti shtrigash ndaj Trump

Next Post

Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon – Nga Klodian Tomorri

albnews

albnews

Related Posts

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të
Uncategorized

Trump takohet me presidentin sirian Ahmad al Sharaa, ka pesë kërkesa për të

14 May, 2025
Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë
Uncategorized

Përfundon numërimi në Fushë-Arrëz, fiton PD-ASHM, ja sa vota arriti të marrë

12 May, 2025
“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet
Uncategorized

“Non Grata” e Berishës, PD përshëndet përgjigjen e DASH: Ishte betejë për lirinë e shqiptarëve për të zgjedhur udhëheqësit e vet

8 May, 2025
Next Post
Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon – Nga Klodian Tomorri

Pazari i Portit të Durrësit që qeveria nuk na e tregon – Nga Klodian Tomorri

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025
Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

Everton apo Chelsea? Në Angli zbulojnë të ardhmen e Armando Brojës

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM