ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho 5 hours ago
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë 7 hours ago
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve 7 hours ago
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë 7 hours ago
Izraeli sulmon Katarin, shpërthime të fuqishme në Doha 7 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

Përkujtohet sot, Robert Shvarc, Nderi i Kombit

albnews by albnews
26 April, 2023
in Kulture
0
Përkujtohet sot, Robert Shvarc, Nderi i Kombit

RelatedPosts

Postriba, 9 shtator 1946 – Kryengritja e parë antikomuniste në Shqipëri

Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

Gjendet portreti i të dashurës së mundshme të Shekspirit

  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

📚Kujtojmë sot me nderim në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta Robert Shvarc, shqipëruesin dhe njeriun elegant në qasjen ndaj kulturës.
Mes miqsh e familjarësh, sot në orën 18.30 në Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, ju presim, në takimin që do shoqërohet me fotografi të realizuara nga Roland Tasho.
📚 Robert Shvarci lindi në Sarajevë më 10 dhjetor 1932 nga një baba hebre vjenez, Juliusi dhe një nënë elbasanllije, Saveta Çipi dhe vdiq në Tiranë, më 25 prill 2003.
Më pas erdhi në Shkodër ku mësoi shqip në shkollën fillore dhe, më vonë, me gjithë familjen, u zhvendos në Tiranë ku mbaroi vetëm arsimin e mesëm.
Në vitet 1957 deri 1961 ishte ndër letrarët e rinj më prodhues, si në poezi ashtu edhe në prozë. Por në vitin 1961 hoqi dorë nga krijimtaria origjinale, sepse s’kishte ndër mend të bëhej konformist me regjimin si shumë e shumë moshatarë të tij dhe sepse iu mbush mendja përfundimisht që këtu s’ishte puna për “parime“, por për ruajtje froni dhe për luftë të egër klanesh!
📚Vetëm në vitin 2011, pas vdekjes, iu botua libri me poezi origjinale “Vargje të pluhurosura“ ku gati një e treta e vargjeve janë shkruar me gegënishten e kulluar të Shkodrës së fëmijërisë së tij, mes të cilave edhe dy poezi: njërën kushtuar vendlindjes “Ma vranë Sarajevën” dhe tjetrën, qytetit që e birësoi, “Tingëllimë për Shkodrën” – atje ku u mëkua me dashurinë për gjuhën shqipe dhe ku siç thonte edhe vetë me krenari e dhimbje: “Aty kam eshtnat e të parëve”…
📚
Robert Shvarc ka përkthyer në shqip kryesisht autorë nga letërsia botërore autorë si: Remarku, Fojhtvangeri, Brehti, Cvajgu, Gëte, Hajne, Tuholski, Vajnert, Falada, Bël, Markez, Kishon, Uris.
Ndërkohë edhe disa autorë e poetë shqiptarë në gjermanisht si Kadare, Agolli, Spahiu, Bushaka, Arapi, Lako, etj.
Në Gjermani u bë i njohur si përkthyes i letërsisë shqipe, dhe për këtë më 2 maj 1995 Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë e nderoi me “Kryqin e Meritës”, si të parin personalitet të kulturës nga vendet e ish-Lindjes komuniste.
📚
Në dhjetor të vitit 2002, Presidenti i Republikës, Alfed Moisiu e vlerësoi me Dekoratën “Mjeshtër i Madh“, ndërsa në janar 2003, pak muaj para vdekjes, Këshilli Bashkiak i Tiranës e shpalli “Qytetar Nderi“.
Më 6 maj 2016 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani e shpalli “Nderi i Kombit”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

Gati për “finalen” që përcakton rrugëtimin drejt Botërorit, 11-ëshja e përzgjedhur nga Sylvinho

9 September, 2025
Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

Avioni lëshoi 6 ton karburant mbi dhjetëra shtëpi… tani do të paguajë 78,75 milionë dollarë

9 September, 2025
Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

Rai 3 nga 15 shtatori flet edhe në shqipen e arbëreshëve

9 September, 2025
Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

9 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result