Përleshje dhe incidente të dhunshme në natën e pestë të protestave në Serbi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Incidente të dhunshme shpërthyen në një tjetër natë, në disa qytete të Serbisë. Protestuesit janë përleshur me policinë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, dhe qytete të tjera, në natën e pestë radhazi të demonstratave kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç.

Në Valjevo, ku mijëra protestues antiqeveritarë u mblodhën të shtunën në mbrëmje, burra me kapuçë i vunë flakën zyrave të Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe sulmuan policinë, e cila përdori granata tymuese dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Përleshje shpërthyen edhe në Beograd , ku policia i pengoi protestuesit të shkonin drejt selisë së Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, si dhe në qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sad.

Protestat antiqeveritare kanë tronditur shpesh Serbinë që nga shembja e çatisë së një stacioni hekurudhor, ku humbën jetën 16 persona, më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, një ngjarje që i atribuohet kryesisht korrupsionit endemik.

Për muaj të tërë, protestuesit kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme, të cilat Presidenti Vuçiç i ka refuzuar, duke denoncuar një komplot nga forcat e huaja për të rrëzuar qeverine.

Share This Article