Përleshje dhe tensione të ashpra në protestat kundër emigrantëve në Mançester dhe Londër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përleshje dhe tensione të ashpra kanë shpërthyer gjatë protestave kundër migrantëve në Britani, ndërsa policia ka ndërhyrë për të ndarë grupet kundërshtare dhe të kryente arrestime.

Protestues që kërkonin dëbime masive të migrantëve, si dhe përfaqësues të organizatave antiraciste, u përplasën në qendër të Manchesterit gjatë një marshimi të thirrur nga partia e ekstremit të djathtë “Britain First”.

Përplasja mes dy grupeve ndodhi që në fillim të tubimit, para se të ndërhynte policia për të vendosur kordonë sigurie.

“Ktheni ata nga kanë ardhur, mos i lini të hyjnë, kemi hotele plot me migrantë, ndërsa njerëzit tanë janë të pastrehë dhe lypin për ushqim,” tha një protestues në Manchester, duke reflektuar tonet e forta të retorikës kundër migrantëve.

uk_migrants_protest_1

Tensionet u përshkallëzuan edhe në Londër, ku grupe pro dhe kundër migrantëve u mblodhën pranë një hoteli që strehon azilkërkues.

Edhe atje, policia ndërhyri për të ndaluar përplasjet fizike.

Protestat e tilla, bashkë me kundërprotesta të organizuara nga organizata të të drejtave të njeriut dhe lëvizje antiraciste, janë bërë gjithnjë më të shpeshta javët e fundit në qytete të ndryshme të Mbretërisë së Bashkuar, pas ashpërsimit të qëndrimeve qeveritare ndaj çështjes së emigracionit.

Autoritetet britanike nuk kanë bërë ende të ditur numrin e arrestimeve apo nëse ka të lënduar gjatë incidenteve të fundit.

Share This Article