Përleshje të dhunshme në Bregun Perëndimor, ushtria izraelite vret 9 palestinez

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëntë palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur gjatë një operacioni të ushtrisë izraelitë në Bregun Perëndimor.

Ministria e Shëndetësisë në Palestinë bën me dije se situata në Jenin është tepër kritike për shkak të numrit të madh të të plagosurve të cilët e kanë të pamundur të marrin ndihmë pasi të shtënat janë ende aktive dhe ambulancat nuk mund të shkojnë në vendngjarje.

Ushtria izraelite nuk jep detaje për operacionin, ndërkohë që mediat raportojnë se po përgatitej një sulm i madh nga militantët palestinezë.

Grupet Hamas dhe Xhihadi Islamik kanë një prezencë të shtuar në Jenin, ku përballja e armatosur është tepër intensive.

Sipas raportimeve të paktën 29 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që prej nisjes së vitit, mes të cilëve dhe shumë civilë.

Share This Article