Përleshje të reja në Jerusalem pas xhumasë në Al-Aqsa

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Protestuesit palestinezë janë përleshur për një kohë të shkurtër të premten me pjesëtarët e policisë izraelite, pas faljes së xhumasë në xhaminë Al-Aqsa në Jerusalem.

Me këtë rast kanë mbetur të lënduar tre demonstrues.

Vala larg më e dhunshme e përleshjeve në këtë lokacion gjatë muajve prill dhe maj kishte nxitur shpërthimin e luftimeve 11-ditore në Gaza muajin e shkuar.

Zona përreth xhamisë Al-Aqsa është e treta më e shenjta në islam dhe më e shenjta për hebrenjtë, të cilët i referohen asaj si Mali i Tempullit, shkaku se ishte lokacion i tempujve biblikë.

Ka qenë vazhdimisht epiqendër e skenave të dhunës midis izraelitëve dhe palestinezëve.

Gjatë së premtes policia nuk ka hyrë në këtë kompleks, ndërkaq është përmbajtur në reagim, mbase me urdhrin e qeverisë së porsaemëruar izraelite.

Shërbimi i emergjencës i Kryqit të Kuq ka njoftuar se dy palestinezë janë lënduar nga plumbat e gomës, ndërsa i treti nga një gur i hedhur.

Share This Article