#PërManastirin, nis mbledhja e librave për të hapur bibliotekën e parë shqipe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emira Selimi është studentja që po ngre bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit në Maqedoninë e Veriut. Qyteti që priti Kongresin e gjuhës shqipe, nuk ka një ambient me libra për shqiptarët.

Këto janë disa nga pakot e mbledhura me libra, të botuar në shqip, për një kauzë shumë të madhe. Emira Selimi, studente në Shkup, ka ndërmarr nismën për të hapur bibliotekën e parë shqipe në qytetin e Manastirit, në Maqedoninë e Veriut.

Qyteti që mirëpriti Kongresin e alfabetit shqip dhe që vulosi gjuhën e shqiptarëve në vitin 1908,sot nuk ka një ambient ku qytetarët mund të lexojnë shqip.

Mbledhja e librave po kryhet me dhurues nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Nga Tirana, Adriatik Kurti na tregon për punën e deritanishme për të furnizuar Manastirin me libra shqip.

Biblioteka do të ngrihet në katin e parë të shtëpisë së Kongresit, sot e shpallur muze, dhe synohet që të mblidhen mbi 20 mijë tituj librash në gjuhën shqipe.

Share This Article