- Që nga 24 korriku në Angli do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në dyqane dhe supermarkete. Masa e sjell Anglinë në përputhje me Skocinë dhe vendet e tjera evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Gjermaninë.
- Ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar u zhvillua në maj më ngadalë sesa pritej, duke u rritur vetëm 1.8% nga muaji i kaluar, pasi lehtësimi gradual i bllokimit pati një ndikim modest. Industria e përpunimit dhe ajo e ndërtimit treguan në muajin maj, shenja të rimëkëmbjes, pasi disa firma rikthyen personelin në punë. Por Zyra për Statistikat Kombëtare tha që ekonomia është “në apati”.
- Pas rritjes së rasteve në Blackburn dhe Darëen janë rikthyer masat e reja të bllokimit. Për muajin tjetër, njerëzit që jetojnë brenda autoritetit të Lancashire duhet të respektojnë rregullat në një përpjekje për të shmangur një bllokim lokal të stilit të Leicester.
- Banksy është rikthyer London Underground nëpërmjet artit visual, duke inkurajuar njerëzit të mbajnë maskë për fytyrën. Një video e postuar në faqen e tij në Instagram tregon një burrë, që besohet të jetë artisti enigmatik, i maskuar si një pastrues professional.
- Sipas shifrave zyrtare, numri i personave që kanë vdekur në Mbretërinë e Bashkuar pas testimit pozitiv për koronavirus është rritur me 138 në 24 orët e fundit duke e çuar shifrën totale të vdekjeve në 44.968.
- Një punonjëse shtatzënë e NHS, e cila e përlotur regjistroi një mesazh pasi hajdutët hynë në makinën e saj, tha se I ishte rikthyer besimi te njerëzit, pasi një i huaj u ofrua të mbulojë kostot e dëmtimit./BBC
Përmbledhje e lajmeve në Mbretërinë e Bashkuar

