Përmbyset autobusi në Britani, dhjetëra të plagosur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dhjetëra pasagjerë janë plagosur dhe disa janë dërguar në spital pasi një autobus dykatësh me 70 persona u përmbys në Somerset në Anglinë jugperëndimore.

Mediat britanike raportojnë se aksidenti ndodhi të martën në mëngjes, teksa autobusi po çonte punëtorët në stacionin bërthamor të Hinkley Point C, ndërsa në të u përfshi edhe një motoçiklist.

Një numër i konsiderueshëm ekuipazhesh policie, zjarrfikëse dhe ambulancash u dërguan  në vendngjarje në Bridgwater, ndërsa 54 pacientë u kontrolluan nga mjekët dhe 26 u trajtuan për lëndime në këmbë.

Autoritetet vendase kanë nisur hetimin për shkakun e aksidentit dhe po punojnë ngushtë me shërbimet e urgjencës.

Share This Article