Përmbyset varka në Danub, 11 persona në ujë, një i vdekur dhe 3 të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një varkë me disa persona u përmbys në lumin Danub pranë Baçka Palankës, në kufirin serbo-kroat, ku disa persona përfunduan në ujë.

Shërbimet e emergjencës nga Serbia dhe Kroacia janë në terren dhe po realizojnë një operacion për shpëtimin e njerëzve.

Siç raporton “Blic”, në anijen që lundronte në Danub kishte 11 qytetarë, 10 shtetas kinezë dhe një shtetas serb, i cili supozohet se drejtonte mjetin lundrues.

Deri më tani, janë gjetur tetë persona, gjashtë shtetas kinezë u shpëtuan nga shërbimet kroate, ndërsa ekipet e shpëtimit nga Serbia gjetën një të mbijetuar dhe një trup.

Kërkimi për tre persona të tjerë të zhdukur është ende duke vazhduar. Patrullat e policisë, ekipet e emergjencës dhe njësitë e shërbimit kufitar të të dy vendeve janë të pranishme në terren. 

Share This Article