Të paktën 76 persona janë raportuar të vdekur pas një aksidenti me varkë në shtetin juglindor të Anambrasë të Nigerisë.
Varka, e cila mbante të paktën 80 persona, u përmbys të premten e 7 tetorit në zonën Ogbaru të Anambrasë, shkruan BBC.
Shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, që përpiqeshin të arrinin sigurinë pasi komuniteti i tyre ishte përmbytur nga ujëra.
Presidenti Muhammadu Buhari ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave në aksidentin “tragjik”.
Ai urdhëroi gjithashtu një rishikim të masave të sigurisë në të gjithë sistemin e transportit ujor të vendit dhe tha se shërbimet e urgjencës duhet të bëjnë gjithçka për të dhënë llogari për të zhdukurit.
Raportet e mediave lokale thonë se ata që ndodheshin në varkë ishin nisur për në tregun Nkwo në Ogbakuba përpara se ajo të përmbysej.
Aksidentet me varka janë relativisht të zakonshme në Nigeri, megjithëse shumica fajësohen për mbingarkimin ose masat e dobëta të sigurisë.