Përmbyten nga uji 1823 hektarë tokë në Shkodër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bashkia e Shkodrës ka publikuar informacionet mbi situatën e përmbytjeve.

Sipërfaqja e tokave të përmbytura në Shkodër deri në mëngjesin e 11 janarit, ka kapur totalin e 1 mijë e 823 hektarëve.

Nga ana tjetër rruga e Obotit e cila dje ishte tërësisht e pakalueshme duke bllokuar një fshat të tërë, sot është e kalueshme vetëm për mjete të larta, ndërsa vazhdon bllokimi për mjetet e ulëta.

Hidrometri në Dajç në orën 08:30, shënon kuotën 6.36 metër ndërkohë që kuota maksimale është 6.30 metër. Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.58 metër nga 8.70 metër maksimalja ndërsa hidrometri i lumit Drin ka shënuar kuotën 7.05 metër, ndërsa kuota maksimale është 7.50 metër.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti që lidh fshatrat Shirq me Darragjat.

Bashkia bën me dije se ujësjellësi Oblike 1 është jashtë funksionit dhe banorët janë furnizuar me ujë të pijshëm nga UKSH. /Ora News/

Share This Article