Përmbytet lagjia 13 në Durrës, uji shkon në 60 cm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Banorët e lagjes 13 në Durrës kanë mbetur të izoluar për shkak se uji ka depërtuar në oborret dhe banesat e tyre.

Aktualisht gjendja raportohet e tillë në një bllok banesash në afërsi të stacionit të vjetër të trenit në plazhin e  Durrësit.

Banorët janë shprehur për Ora News mjaft të shqetësuar, teksa pretendojnë se ndërtimet kanë bllokuar korrektorët e shkarkimit. Ujërat mësohet se janë përzier me ato të ujërave të zeza.

“Këtu është uji gjysëm metri. Nuk punojnë kolektorët, sepse sipër tyre janë bërë ndërtesa. Uji është 40 deri në 60 cm“, shprehet njëra prej banoreve.

Ata kërkojnë ndihmë për heqjen e ujit, pasi sipas tyre kanë mbetur të izoluar dhe kanë të sëmurë që nuk mund të marrin dot ndihëm e nevojshme mjekësore. Banorët kanë sugjeruar praninë e një zjarrfikësje për thithjen e ujërave të përziera./Ora news/

Share This Article