Përmbytje dhe në Kosovë, evakuohen banorët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëmtime dhe përmbytje edhe në Kosovë.

Si pasojë e situatës së rëndë meteorologjike është përmbytur lagjja “Dardania” në qytetin e Gjakovës.

Deri më tani nga mediat kosovare janë raportuar situata të rënduara në hyrje-daljet e qytetit, tek rruga “Qazim Bakalli”, tek Ura që lidh Bllokun e Ri me Shkugëzen, ka bllokim të rrugëve “Fehmi Agani” dhe “Gaspër Karaqi” si dhe paralagjia Brekoc.

Disa banorë kanë pasur nevojë edhe për evakuim, kurse numri i shtëpive të përmbytura dhe  tokat bujqësore është i madh.

Ndërkohë Instituti i Hidrometeorologjikes së Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti me shi do të vazhdojë edhe nesër.

“Reshjet e shiut, të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pasdites së datës 06/01/2021, me intensitet mastarë deri të lartë, fillimisht do të përfshinë pjesën perëndimore të vendit (zonën malore të Alpeve Shqiptare), të cilat në vazhdim do të përfshinë Rrafshin e Dukagjinit dhe pjesë të tjera të vendit. Kjo situatë do të vazhdoj për disa ditë (09/01/2021), ku si pasojë e intensitetit më të lartë të tyre, në disa zona mund të paraqiten vërshime të shpejta, të cilat potencialisht shkaktojnë ngritje të shpejta të nivelit të ujit nëpër lumenj e sidomos nëpër rrjedhat ujore të cilat kanë karakter të rrëkeve”, thuhet në njoftimin e IHMK’së.  /Opinion.al

Share This Article