Përmbytje dhe valë të nxehti, Kina po përjeton një verë me kushte ekstreme të motit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ashtu si pjesa më e madhe e botës, që përjeton temperatura tepër të larta, edhe Kina nuk bën përjashtim. Por telashet janë të dyfishta për këtë shtet, ku përveç valës së të nxehtit ka edhe sezonin e shirave që po sjellin përmbytje.

Që nga fillimi i verës, skenat e shkatërrimit dhe mjerimit janë shfaqur në të gjithë Kinën, ndërsa kombi më i populluar në botë përballet me një lumë të pandërprerë emergjencash ekstreme të motit. Stuhitë e mëdha të shiut kanë sjellë përmbytje të rënda dhe rrëshqitje të dheut në zona të mëdha të Kinës jugore, duke vrarë dhjetëra njerëz, duke zhvendosur miliona dhe duke shkaktuar humbje ekonomike që arrijnë në miliarda dollarë.

Reshjet thyen rekorde historike në disa provinca jugore, ndërsa vala e të nxehtit ka përfshirë gjysmën e vendit në veri duke prekur më shumë se 900 milionë njerëz. Alarmi maksimal është në fuqi në mbi 84 qytete, me termometrin që ka shënuar nga 40 deri në 44 gradë celsius.

Share This Article