Përmbytje në Etiopi, mbi 67 mijë nxënës mbesin pa shkollë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se në lindje të Etiopisë më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e dendur.

Në deklaratën me shkrim të UNICEF-it, theksohet se përmbytjet në Etiopi kanë ndikuar negativisht në arsim, raportojnë mediat e huaja.

Në deklaratë thuhet se më shumë se 67 mijë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkollë në rajonin Soomaali të vendit për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e tepërta.

Në deklaratë thuhet se 42 për qind e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë janë vajza, ndërsa gjithsej 833 mijë persona në rajon kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Shirat e dendur që vazhdojnë prej muajsh në Afrikën Lindore kanë ndikuar negativisht në shtete si Somalia, Kenia dhe Etiopia.

Share This Article