Përmbytje në Gjirokastër, Vlorë e Sarandë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq që përfshiu mbrëmjen e së mërkurës vendin tonë ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha në jug të vendit.

Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshërit. Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë u bllokua për disa minuta, por më pas u lirua nga Autoriteti Rrugor.

Në Vlorë, rrebeshi i shiut shkaktoi përmbytje në disa akse kryesore të qytetit.Përmbytje pati në bulevardin Vlorë-Skelë, akset lidhëse të rrugës Transballkanike me bulevardin e Vlorës, lagjia “Pavarësia”, rruga “Kosova”, si dhe disa blloqe banimi në brendësi të qytetit. Reshjet e shiut nisën rreth orës 22:00 të darkës.

Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në  Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj.

Share This Article