Përmbytje në Kalabri dhe Sicili, anulohen fluturimet dhe mbyllen shkollat

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kalabria dhe Sicilia janë përfshirë nga përmbytjet, ku një lumë në provincën e Trapanit doli nga shtrati si pasojë e shirave të dendur gjatë ditës së djeshme.

Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vazhduar kontrollet gjatë natës, ku kanë mundur të shpëtojnë disa persona, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Mediat italiane shkruajnë së në zonat e përmbytura janë mbyllur shkollat, ndërsa raportohet për dëme të konsiderueshme.

Moti i keq që ka prekur kryesisht në Sicilinë lindore, por edhe në zona të tjera të ishullit, po shkakton shqetësim edhe në trafikun ajror.

Dhjetëra fluturime u anuluan ose devijuan veçanërisht drejt Catania-s dhe rrjedhimisht edhe drejt Palermos, ndërkohë që vonesat e fluturimeve të tjera janë të konsiderueshme.

Share This Article