Përmbytje në Turqi, 4 viktima dhe 11 të zhdukur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

4 viktima dhe 11 të zhdukur pas përmbytjeve katastrofike që goditën bregdetin turk të Detit të Zi gjatë 24 orëve të fundit.

Në qytetin bregdetar Giresun reshjet e dendura i shndërruan rrugët në lumenj që morën përpara automjete të mëdhenj e të vegjël. Reshjet e dendura shkaktuan edhe rëshqijte toke, që mbuluan katet e para të ndërtesave në disa zona.

Giresuni është qyteti më i goditur, por reshjet e dendura kanë bllokuar lidhjet rrugore të qindra fshatrave, ndërsa probleme ka pasur edhe në qytetin tjetër Samsun, që ndodhet gati 200 kilometra në perëndim. Zonat i vizitoi edhe ministri i Brendshëm Sulejman Sojllu, i cili pa nga afër edhe operacionet e kërkim-shpëtimit./Alsat/

Share This Article