Përmbytje të mëdha në Francë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rajone të shumta në të gjithë Francën, veçanërisht në perëndim dhe veri, ishin në gatishmëri portokalli, pasi reshjet e shiut bënë që niveli i ujërave të ngrihej në një numër lumenjsh, paralajmëroi shërbimi kombëtar për përmbytjet në vend.

Lumi Charente, në departamentin e Charente-Detare në bregdetin e Atlantikut, tashmë ka dalë nga shtrati, ndërsa departamenti jug-perëndimor i Lot-et-Garonne nuk ka parë përmbytje të tilla në dekada.

“Po ngadalësohet, por kulmi nuk është arritur ende”, i tha kryetari i bashkisë së qytetit Charente-Detare të Saintes, Bruno Drapron transmetuesit ”Franceinfo”.

Prefektura pret që atje përmbytjet të arrijnë kulmin sot dhe u bëri thirrje njerëzve të mos shkuar në bodrume, por të qëndrojnë në katet e sipërme të shtëpive të tyre dhe me ushqim të mjaftueshëm.

Disa njerëzve u është dashur tashmë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa 94 të burgosur nga burgu u evakuuan për siguri.

Në Paris, Sena gjithashtu është tejmbushur, megjithëse situata nuk ishte kritike.

Sidoqoftë, shumë biznese buzë lumit u mbyllën.

Presidenti Emmanuel Macron shkroi në Twitter se përmbytjet në jug-perëndim kishin shkaktuar dëme, megjithëse nuk kishte viktima dhe premtoi se banorët nuk do të braktiseshin.

Shërbimi francez i motit ”France Meteo” ka parashikuar më shumë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Share This Article