Përmbytje tragjike në Indonezi – Mbi 900 të vdekur dhe dëme të mëdha, ndërsa ekipet vijojnë kërkimet

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vërshime të mëdha kanë goditur Indonezinë ditët e fundit, duke shkaktuar qindra viktima dhe dëme të mëdha materiale. Bilanci i të vdekurve ka kaluar shifrën 900, ndërsa shumë persona vijojnë të jenë të zhdukur . Situata paraqitet e rëndë, pasi rrugë dhe ura kryesore janë shkatërruar nga rrëshqitjet e dheut .

Banorët tregojnë se përmbytjet kanë marrë gjithçka që ata kishin ndërtuar ndër vite, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë pa ndalim për të hapur rrugët dhe për të çuar ndihma në zonat e izoluara Ndërkohë, qeveria indoneziane ka njoftuar se për rikuperimin e zonave të prekura do të duhen mbi 3 miliardë dollarë .

Zyrtarët paralajmërojnë se rreziku i sëmundjeve është në rritje për shkak të ujërave të ndotura. Në shumë fshatra, ekipet mjekësore po shpërndajnë ndihma dhe po ofrojnë trajtim të menjëhershëm. Të evakuuarit janë strehuar në qendra të përkohshme, por sipas mediave, në këto qendra mungojnë ushqimet dhe medikamentet bazë për shkak të terrenit të dëmtuar. 

Autoritetet kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, ndërsa situata në terren mbetet kritike dhe në zhvillim.  Reshjet pritet të vazhdojnë, dhe banorët janë të frikësuar se përmbytjet mund të përkeqësohen edhe më tej, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit thonë se orët në vijim janë vendimtare për gjetjen e të mbijetuarve.

Share This Article