Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe kanë lënë pa energji elektrike Kinën qendrore, duke dëmtuar edhe qindra shtëpi, por nuk raportohet për humbje të jetës së njerëzve në rajonin ku javë më parë vdiqën më shumë se 300 persona.
Qeveria ka bërë të ditur sot se reshjet e dendura kanë goditur më së shumti provincën Shanxi, duke vërshuar rrugët dhe fshatrat. Rajoni po përballet me kaos si pasojë e mungesës së shërbimeve publike. Autoritetet vendase kanë ngritur shkallën e alarmit me qëllim që të angazhohen ekipe të shpëtimit në pjesët më të prekura nga stuhia. Në pamje televizive janë parë ultësirat e përmbytura.

