Përmbytjet në Shkodër, Bashkia i kërkon ushtrisë të jetë në gadishmëri

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vijon të jetë e rënduar situata në Shkodër për shkak të përmbytjeve. Sipas asaj që bën me dije Bashkia e Shkodrës,  nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme, 29 janar, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m.(Kuota max 6.30 m).
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m).
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m).
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha

1. Tokë e pakultivuar               588 Ha

2. Foragjere të dyta, jonxhe   1890 Ha

3. Grurë                                      110 Ha

4. Bimë Dekorative                     67 Ha

5. Pemtore                                   27 Ha

6. Sera                                           3  Ha                                           

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
  2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  5. Tokë e pakultivuar 220 Ha
  6. Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
  7. Grurë 25 Ha
  8. Pemtore 25 Ha
  9. Bimë dekorative 7 Ha
  10. Sera  3 Ha

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar  290 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
  • Grurë 75 Ha
  • Bimë dekorative 60 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

4. Kemi  prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar  30 Ha
  • Foragjere   të dyta, jonxhe  60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 40 Ha
  • Foragjere   të dyta, jonxhe  130 Ha
  • Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethinat


Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

  • Tokë e pakultivuar 8 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
  • Pemtore    2 Ha

-Kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë  për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton./Ora News/

Share This Article